Sulmuesi portugez, Joao Felix, prej transferimit te Chelsea ka luajtur 553 minuta.
Felix u transferua te Cheslea në afatin kalimtar të verës nga Atletico Madridi për 52 milionë euro.
Felix në shumicën e ndeshjeve nuk ka luajtur nga minuta e parë.
Në dhjetë ndeshje të luajtura në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asistim. Katër gola i ka realizuar në Ligën e Konferencës, ndërsa një gol në Premier League.
Pedro Neto, i cili luan gjithashtu te skuadra e Chelseat, ka deklaruar se Felixi është i lumtur në klubin londinez edhe përkundër mungesës së minutave.
“Felix është i lumtur, veçanërisht sepse tani ai vjen për të përfaqësuar vendin e tij edhe pse ai nuk ka qenë një opsion i rregullt për ekipin këtë sezon. Unë jam me të çdo ditë dhe ai po bëhet gjithnjë e më i mirë. Jam shumë i lumtur që jam në të njëjtin klub me të, ai është një lojtar i madh”, ka thënë Neto, shkruan të martën “Mundo Deportivo”.