Mbrojtësi Trevoh Chalobah do t’i bashkohet skuadrës së Comos nga Chelsea, shkruajnë të hënën mediumet angleze.
Como ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e reprezentuesit të Anglisë.
Skuadra nga Serie A, Como, do të paguajë 30 milionë euro për kartonin e qendërmbrojtësit.
Chalobah ka shprehur dëshirën që ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit italian.
Transferimi pritet të finalizohet së shpejti.
27-vjeçari Chalobah është zhvilluar si futbollist në akademinë e Chelseat. Pjesë e skuadrës së parë ishte nga viti 2021.
Edhe
Como transferon mbrojtësin e Chelseat
Ai gjatë kësaj periudhe ka pasur periudha huazimi te disa skuadra si Crystal Palace, Lorient, Ipswich Town e Huddersfield.
Chalobah me Chelsean ka 151 paraqitje, derisa ka kontribuar me tetë gola dhe tri asistime.