Skuadra italiane, Como, e ka transferuar mbrojtësin Trevoh Chalobah nga Chelsea.
Chalobah ka nënshkruar kontratë me Comon deri në verën e vitit 2031.
Como ka paguar 25.6 milionë funte për kartonin e reprezentuesit të Anglisë.
“Jam i emocionuar dhe i nderuar që ndodhem këtu në Como. Është një projekt ambicioz dhe në rritje, dhe të punosh përsëri me trajnerin Cesc Fabregas është vërtet e veçantë. Mezi pres t’i sjell përvojën time ekipit, të ndiej atmosferën e jashtëzakonshme në stadium dhe të lidhem me tifozët. Do të jap maksimumin çdo ditë për të bërë histori së bashku”, ka thënë qendërmbrojtësi për faqen zyrtare të Comos.
Edhe trajneri Fabregas është i lumtur për transferimin e 27-vjeçarit.
Edhe
Mbrojtësi i Chelseat do t’i bashkohet Comos
"Trevoh është një nënshkrim i rëndësishëm për ne dhe një lojtar që përfaqëson nivelin e ambicies që kemi në këtë klub. Ai na jep forcë, shpejtësi dhe personalitet në mbrojtje. Ai është një lider që mund të rrisë nivelin e ekipit dhe jam shumë i lumtur që ai ka zgjedhur Comon”.
Chalobah me Chelsean zhvilloi 151 ndeshje, derisa kontribuoi me tetë gola dhe tri asistime.