Futboll

Buonanotte i bashkohet Chelseat

Facundo Buonanotte

Facundo Buonanotte do të luajë te Chelsea deri në verën e ardhshme. Ai është huazuar për një edicion nga Brightoni, ka njoftuar Chelsea të hënën. Lojtari me dy paraqitje për Argjentinën pritet të shërbejë për sulmin e të kaltërve, që luftojnë në katër fronte të ndryshme.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Chelseat”, ka thënë Buonanotte.
“Është mundësi e madhe për mua dhe synoj ta ndihmoj ekipin “.

20-vjeçari e nisi karrierën te Rosario në Argjentinë, ndërsa debutoi në shkurt të vitit 2022. Në fillim të vitit 2023 iu bashkua Brightonit.

Kishte periudhë huazimi te Leicesteri, ndërsa tani do të luajë për Chelsean.