Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chelsea transferon argjentinasin e talentuar

Chelsea

Chelsea ka konfirmuar se ka transferuar Valentin Barcon nga Strasbourgu.

21-vjeçari argjentinas luan në mesfushë, ndërsa firmosi me Chelsean deri në vitin 2033.

Barco ka luajtur për Brightonin para se të transferohej në Francë. Ai ishte pjesë e Argjentinës në Kupën e Botës.

Nuk luajti ndaj Anglisë në gjysmëfinale, por bëri bujë për përplasjen që pati me Jude Bellinghamin pas fundit të ndeshjes.