Skuadra e Chelseat nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i mesfushorit Moises Caicedo, i cili po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Brightonit. Pasi iu refuzua oferta e parë, Chelsea ka bërë gati të dytën për ta bindur Brightonin në lirimin e kolumbianit gjatë këtij muaji.
“The Sun” shkruan se Chelsea ka ofruar 60 milionë euro për ta transferuar Caicedon, të cilin po e kërkon me çdo kusht trajneri Graham Potter. 21-vjeçari iu bashkua Brightonit në fillim të vitit të shkuar dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025.
Në 18 ndeshje të luajtura këtë sezon në Premier League, Caicedo ka një gol dhe një asistim. Ai po kërkohet edhe nga Newcastle Unitedi, Liverpooli e Manchester Unitedi