Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brightoni refuzon ofertën për Caicedon

Brightoni ka refuzuar ofertën prej 70 milionë euro të Chelseat për mesfushorin Moises Caicedo. Chelsea është duke shqyrtuar mundësinë e përgatitjes së një oferte të re. Brightoni mendon se Caicedo ka të njëjtat vlera si Declan Rice. Brightoni ka menduar ta marr me vete Caicedon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fazën përgatitore para edicionit 2023/2024 në Premier League.

Brightoni në fundjavë do të përballet në miqësore me Chelsean. 21-vjeçari nga Ekuadori po kërkohet edhe nga Manchester Unitedi. Ai me Brightonin ka kontratë deri në verën e vitit 2027. U transferua dy vjet më parë.