Mesfushori defensiv Moises Caicedo, nuk do të largohet nga skuadra e Brightonit gjatë këtij muaji. Te Brightoni janë të vendosur për ta mbajtur kolumbianin deri në fund të sezonit dhe për këtë arsye kanë refuzuar ofertën e Chelseat.
“Sky Sports” bën të ditur se Chelsea ka ofruar 60 milionë euro për Caicedon, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Graham Potter, por drejtuesit e Brightonit nuk kanë pranuar ta shesin 21-vjeçarin.
Caicedo në fillim të vitit të shkuar iu bashkua Brightonit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025. Ai ka një gol e një asistim në 20 ndeshje të luajtura për Brightonin në të gjitha garat.
Krahas Chelseat, interesim për Caicedon kanë treguar edhe Manchester Unitedi, Liverpooli e Newcastle Unitedi.