Krerët e skuadrës së Brightonit ia kanë caktuar çmimin mesfushorit Moises Caicedo pas interesimit të madh që kanë shfaqur skuadrat e njohura të Evropës. Për ta lënë të lirë Caicedon, Brightoni po kërkon hiq më pak se 100 milionë euro, ka raportuar “Sky Sports” të hënën.
Chelsea, Liverpooli e Manchester Unitedi janë skuadrat që po insistojnë në transferimin e reprezentuesit të Ekuadorit gjatë afatit kalimtar të janarit. 20-vjeçari këtë edicion ka treguar paraqitje të mira në kampionatin anglez, ndërsa me Brightonin ka kontratë deri në vitin 2025.
Në 12 ndeshje të luajtura në Premier League, Caicedo ka shënuar një gol.
Artikuj të ngjashëm