Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi në garë për Caicedon

Pas Chelseat edhe Manchester Unitedi është futur në garë për mesfushorin e Brightonit, Moises Caicedo, ka shkruar “Daily Mail” të premten.

Madje, thuhet se Unitedi tashmë është në negociata me Brightonin për Caicedon duke pasur parasysh se 21-vjeçari ka kërkuar largimin këtë verë.

Brightoni tashmë ka refuzuar ofertën e Chelseat në vlerë prej 60 milionë eurosh për Caicedon, ndërsa Unitedi është gati të ofrojë mbi 70 milionë euro për ekuadorianin.

21-vjeçari ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2027, ndërsa është pjesë e klubit prej vitit 2021.

Mesfushori defensiv ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim edicionin e shkuar në 37 paraqitje kampionale. Ai, po ashtu, po kërkohet edhe nga skuadra e Arsenalit.