Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali ofron 70 milionë euro për Caicedon

Moises Caicedo

Skuadra e Arsenalit i ka bërë ofertë zyrtare Brightonit për mesfushorin Moises Caicedo, raporton të enjten “The Sun”.

Bëhet e ditur se Arsenali ka ofruar 80 milionë euro për 21-vjeçarin, të cilin po synon ta transferojë para mbylljes së afatit kalimtar të këtij muaji. Tek Arsenali janë në kërkim të një mesfushori defansiv dhe trajneri Mikel Arteta po insiston në reprezentuesin e Ekuadorit. Caicedo po kërkohet edhe nga Chelsea, por oferta e Arsenalit duket se ka bindur drejtuesit e Brightonit për të hequr dorë nga mesfushori.

Në 18 paraqitje këtë sezon në Premier League, Caicedo ka një gol dhe një asistim. Ai është pjesë e Brighonit prej vitit 2021, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2025.