Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali me ofertë për Caicedon

Skuadra e Arsenalit po e bën të pamundurën për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit defensiv, Moises Caicedo, ka njoftuar “Sky Sports” të premten.

Mësohet se Arsenali tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Brightonit për 21-vjeçarin, të cilin po e sheh si zëvendësim ideal për Granit Xhakën.

Për kartonin e Caicedos, thuhet se Arsenali i ka ofruar Brighonit 80 milionë euro.

Caicedo pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta, i cili po kërkon me çdo kusht transferimin e tij gjatë kësaj vere. Ai prej vitit 2021 është pjesë e Brightonit, ndërsa edicionin e fundit pati 1 gol e 1 asistim në 37 paraqitje në Premier League.

Caicedo ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2027, me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.