Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali, favorit për Caicedon

Mesfushori Moises Caicedo pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Arsenalit për sezonin e ardhshëm, ka bërë të ditur “Daily Mail” të martën.

Mësohet se Arsenali ka parakaluar të gjitha skuadrat e tjera të interesuara për Caicedon, pasi thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje personale me 21-vjeçarin.

Në garë për Caicedon janë edhe Liverpooli e Manchester Unitedi, por Arsenali është në negociata me drejtuesit e Brightonit dhe po shpreson ta finalizojë marrëveshjen këtë muaj.

Arsenali ka ofruar 45 milionë euro për mesfushorin defensiv, i cili pëlqehet nga trajneri Mikel Arteta por Brightoni po kërkon të paktën 60 milionë euro për kartonin e Caicedos.

Ai ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2027, ndërsa këtë sezon ka 1 gol e 1 asistim në 22 paraqitje në Premier League.

Artikuj të ngjashëm