Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali përgatit ofertën e tretë për Caicedon

Moises Caicedo

Arsenali është duke përgatitur një ofertë të tretë për ta transferuar Moises Caicedon nga Brightoni. Brightoni ka refuzuar dy ofertat e para të klubit londinez.

E fundit ishte rreth 70 milionë euro, plus 5 milionë në bonuese. Arsenali është gati ta rrisë ofertën në 75 milionë euro, plus 5 milionë në bonuese.

Mesfushori 21-vjeçar me Brightonin ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Interesim për futbollistin e Ekuadorit kanë shprehur edhe Chelsea, Manchester United, Newcastle dhe Liverpooli.

Artikuj të ngjashëm