Mesfushori defansiv, Moises Caicedo, mund të largohet këtë verë nga Brightoni, por vetëm nëse klubi anglez merr një ofertë të majme për ekuadorianin. “The Sun” njofton të mërkurën se te Brightoni tashmë ia kanë caktuar çmimin 21-vjeçarit, i cili po kërkohet nga skuadrat e mëdha angleze.
Për ta lënë të lirë Caicedon në verë, Brightoni po kërkon hiç më pak se 100 milionë euro. Interesim për Caicedon që këtë sezon ka treguar paraqitje të mira kanë shprehur Manchester Unitedi, Arsenali, Liverpooli e Chelsea.
Ai ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2027 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, ndërsa këtë sezon ka 1 gol e 1 asistim në 27 ndeshje kampionale.
Artikuj të ngjashëm