Bayern Munichu është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Brightonit, Moises Caicedo. “Kicker” ka njoftuar të enjten se Bayerni ka bërë gati ofertën dhe brenda këtij muaji do ta kontaktojë ekipin anglez në lidhje me 21-vjeçarin.
Bayerni do të ofrojë mbi 50 milionë euro për Caicedon, i cili po kërkohet edhe nga Chelsea, Arsenali e Manchester Unitedi.
Caicedo pritet të largohet këtë verë nga Brightoni dhe ekipi anglez po kërkon të paktën 60 milionë euro për kartonin e tij.
Mesfushori defenvsiv ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2027, ndërsa edicionin e fundit regjistroi 37 paraqitje në Premier League, ku pati 1 gol dhe 1 asistim.
Artikuj të ngjashëm