Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brightoni refuzon ofertën e Arsenalit për Caicedon

Oferta e Arsenalit prej 60 milionë funteve për mesfushorin e Brightonit, Moises Caicedo, është refuzuar.

Kështu kanë shkruar mediat britanike të premten.

“Revolveristët” tani do të shikojnë mundësinë e përmirësimit të ofertës, edhe pse Brightoni ka insistuar se ai nuk është në shitje.

Shitja më e shtrenjtë e Brightonit ka qenë ajo e Marc Cucurellas te Chelsea. Atë e shiti për 57 milionë funte plus bonuset.

Brightoni e ka transferuar Caicedon për 4.5 milionë funte nga Independiente del Valle, dy vjet më parë.