Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Caicedo zgjodhi Chelsean, transferimi rekord

Chelsea ka fituar garën me Liverpoolin për mesfushorin defanziv, Moises Caicedo. Ai do të transferohet te skuadra londineze nga Brightoni për 115 milionë funte. The Sun ka raportuar të dielën mbrëma që transferimi është rekord për futbollin britanik.

Rekordin e kaluar e kishte Chelsea që pagoi 107 milionë funte për Enzo Fernandezin, të cilin e transferoi në janar nga Benfica.

Liverpooli javën e kaluar arriti marrëveshje me Brightonin për transferimin e Caicedos për 111 milionë funte.

Por Caicedo refuzoi transferimin dhe ishte i vendosur të kalonte te Chelsea. Brightoni e kishte blerë Caicedon vetëm 4,5 milionë funte në vitin 20212 nga skuadra e Ekuadorit, Independiente del Valle. Edicionin e kaluar Caicedo ishte prej mesfushorëve më të mirë në Premier League.