Moises Caicedo edhe zyrtarisht është pjesë e Chelseat. Mesfushori 21-vjeçar ka nënshkruar kontratë 8-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Ai i është bashkuar Chelseat nga skuadra tjetër e Premier Leagues, Brightonit. Futbollisti i Ekuadorit e ka vlerësuar ëndërr të realizuar kalimin te Chelsea.
“Jam shumë i emocionuar që jam këtu në këtë klub të madh dhe nuk më duhej të mendoja dy herë kur mora ofertë nga Chelsea. Thjeshtë e dija se doja të nënshkruaja për klubin. Është një ëndërr e realizuar të jem këtu dhe mezi pres të filloj me ekipin”, ka thënë Caicedo për faqen zyrtare të klubit nga Londra.
Artikuj të ngjashëm