Skuadra e Chelseat ka parakaluar Liverpoolin në garën për transferimin e mesfushorit Moises Caicedo, njofton të dielën “Sky Sports”.
Bëhet e ditur se Chelsea ka ofruar mbi 40 milionë euro për ta bindur Brightonin në lirimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
Caicedo po shihet si përforcim i duhur tek ekipi nga Londra pas paraqitjeve të mira që i ka treguar këtë edicion në Premier League. Po ashtu, Caicedo u paraqit edhe në Kupën e Botës “Katari 2022” me Ekuadorin, që u eliminua në fazën e grupeve. Në tri ndeshje të luajtura në këtë turne, Caicedo shënoi një gol. Ai ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2025, ndërsa këtë edicion ka një gol në 14 paraqitje në kampionatin anglez.
Artikuj të ngjashëm