Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes nuk e di se kur do të luajnë të përzgjedhurit e tij sërish. UEFA ka shtyrë ndeshjet e qershorit, ndërsa Kosova ndeshjen e ardhshme duhet ta luaj më 3 shtator ndaj Moldavisë në udhëtim, në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Por trajneri zviceran nuk është i sigurt që do të grumbullojë ekipin në shtator.
“Problemi është se ne nuk e dimë kur do të luajmë sërish me ekipin nacional. Liga e Kombeve zakonisht fillon në shtator, por kjo nuk është e sigurt ende”, ka thënë Challandes për “srf.ch”.
Kosova në mars është dashur të luajë në gjysmëfinale të plejofit për “Euro 2020” ndaj Maqedonisë së Veriut. Ndeshja fillimisht është shtyrë për qershor e më pas për vjeshtë. Por nuk do të luhet në shtator.
Challandes po i kalon ditët në shtëpinë e tij në Zvicër, ndërsa është i lumtur që është rikthyer futbolli.
“Isha i lumtur të shoh Bundesligën sërish. Pa futboll diçka mungon në fundjavë”, ka thënë Challandes.
Ai po përgatitet që ta vendos skuadrën në fushën e blertë pa pasur kohë të mjaftueshme për stërvitje.
Edhe
FFK-ja pa qëndrim për të ardhmen e Challandesit
“Nuk do të kemi shumë kohë për përgatitje në fushë me ekipin nacional. Arsyeja është se në verë kalendari me garat evropiane të klubeve do të jetë shumë i ngarkuar”.
Kjo bënë që Challandes të mendojë për zgjidhje.
“Një ide është: dua të dërgoj nëpërmjet incizimit situatat nga pozitat standarde me role të caktuara të lojtarëve . Kjo do të më kursej pak kohë si trajner”.
-
Qershori i ngjeshur me ndeshje, por i mirëseardhur për Kosovën
-
Challandes: Kampanjën e fundit e kemi lënë prapa, synojmë lojëra të mira dhe sa më shumë pikë
-
Challandes për KOHËN: Kam pritur më shumë, tani synojmë rritjen në kualifikimet e Botërorit
-
Challandes mungon edhe ndaj Moldavisë, rezulton sërish pozitiv për COVID-19