Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Caicedo ëndërron të luajë për Realin

Mesfushori i Brightonit, Moises Caicedo, ka pranuar se ëndrra e tij është që të luajë me skuadrën e Real Madridit. 21-vjeçari në një intervistë të premten ka thënë se dëshiron që të jetë pjesë e skuadrës nga Spanja, ndonëse interesim për shërbimet e tij kanë treguar Chelsea, Arsenali e Liverpooli.

Caicedo po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Brightonit, ndërsa ekipi anglez për ta lënë të lirë në verë po kërkon të paktën 80 milionë euro.

“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Real Madridin. Shpresoj që një ditë të jem pjesë e kësaj skuadre dhe ta fitojë Ligën e Kampionëve”, ka thënë Caicedo.

Reprezentuesi i Ekuadorit iu bashkua Brightonit në verën e vitit 2021 dhe ka kontratë deri në vitin 2028. Mesfushori defensiv ka 1 gol e 1 asistim në 33 ndeshje në të gjitha garat për Brightonin.