Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bylbyl Sokoli te Dinamo e Ligës së Parë

Trajneri Bylbyl Sokoli mori të premten zyrtarisht drejtimin e skuadrës së Dinamos.

Dinamo është skuadër e futbollit nga Ferizaj, që garon në Ligën e Parë të Kosovës.

Dinamo është e dyta në Grupin A të Ligës së Parë. I ka 31 pikë, një më pak se Suhareka. Trepça ’89 është e treta me 27 pikë.

Sokoli ka drejtuar shumë skuadra kosovare, ndërsa ka punuar edhe në Maqedoni të Veriut. Ishte edhe selektor i Kosovës.

Artikuj të ngjashëm