Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesa e parë e barazhit në Klinë mbyllet pa gola
7 min. më parë /
29 maj 2026 16:47
Pa gola është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së barazhit të Ligës së Parë mes Dinamos së Ferizajt dhe Lirisë së Prizrenit.
Ky takim është duke u luajtur në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Skuadrat u treguan të kujdesshme në 45 minutat e para të ndeshjes.
Mbrojtësi i Lirisë së Prizrenit, Yll Hoxha, në minutën e 44-t e qëlloi transversalen pas një gjuajtjeje shumë të fuqishme nga distanca.
Fituesi i këtij ballafaqimi do të luajë me skuadrën që përfundon në vendin e tetë të Superligës së Kosovës.