Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Malisheva zyrtarizon Sokolin

Bylbyl Sokoli

Bylbyl Sokoli është bërë trajner i Malishevës. Zyrtarizimin e Sokolit në krye të shtabit teknik e ka zyrtarizuar të hënën pasdite klubi i Superligës.

Në njoftimin e Malishevës thuhet se Sokoli do ta drejtoj ekipin për pjesën e mbetur të edicionit aktual pas largimit të Elon Berishës.

"Profa rikthehet në Malishevë, tani për objektiva edhe më të larta, të cilat shpresojmë se do t’i arrijmë bashkërisht”, shkruan në njoftimin e klubit.

Malisheva është në pozitën e pestë me 40 pikë.