Malisheva ka vendosur për trajnerin e ri. Në vend të Qatip Osmanit erdhi Elon Berisha që e udhëhoqi Prishtinën e Re drejt Superligës së Kosovës.
"Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin, Elon Berisha i cili do të e udhëheqë Shtabin Teknik të klubit tonë. Kryetrajneri i ri udhëhoqi Prishtinën e Re duke shkruajtur historinë, nga liga e dytë, deri në Superligë, aty ku e drejtoi për 5 xhirot e para. Me Elonin kemi dakorduar rrugën tonë përpara, drejt objektivave tona, andaj jemi të bindur se bashkë do t’i arrijmë", ka njoftuar Malisheva.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo