Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Broja titullar në humbjen e Southamptonit

Aston Villa ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Southamptonit me rezultatin 4:0.

Te Southamptoni në këtë takim titullar ishte sulmuesi Armando Broja.

Në pjesën e parë vendasit realizuan dy gola. Ollie Watkins në minutën e nëntë dhe Douglas Luiz në të 44-të për 2:0.

Dominimi i vendasve vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Philippe Coutinho në minutën e 52-të realizoi për 3:0.

Në minutën e 54-të Danny Ings vulosi fitoren e nikoqirëve prej 4:0.

Southamptoni renditet në pozitën e nëntë me 35 pikë, derisa Aston Villa në vendin e 11-të me 33 pikë.

Artikuj të ngjashëm