Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Southamptoni “shokon” Chelsean

Southamptoni ia ka shkaktuar Chelseat humbjen e dytë të edicionit në Premier League.

Të martën mbrëma, Southamptoni fitoi me shifrat 2:1, në ndeshjen e xhiros së pestë të kampionatit anglez.

Chelsea kaloi në epërsi prej 1:0 në minutën e 23-të.

Raheem Sterling ishte realizator. Pesë minuta më vonë rezultati u barazua në 1:1. Realizator ishte Romeo Lavia.

Golin e fitores për Southamptonin e shënoi Adam Armstrong në fund të pjesës së parë (45+1’).

Edhe Chelsea kthehet te fitorja në Premier League Futboll Chelsea kthehet te fitorja në Premier League

Gola të tjerë nuk kishte. Armando Broja luajti prej minutës së 67-të për Chelsean, por pa bërë ndonjë ndryshim.

Southamptoni e ka kaluar Chelsean në tabelë. I ka shtatë pikë në vendin e shtatë, sa edhe Chelsea në të tetin.

 

https://clip.dubz.co/v/brq149

https://clip.dubz.co/v/nw6sk4

Edhe Crystal Palace shënon fitore të rëndësishme në Premier League Futboll Crystal Palace shënon fitore të rëndësishme në Premier League

https://clip.dubz.co/v/8z2ss6