Armando Broja ka qenë titullar në fitoren e Chelseat të shtunën kundër Fulhamit.
Chelsea fitoi me rezultatin 1:0, ndërsa golin e fitores e shënoi Cole Palmer në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë. Penalltinë e fitoi Raheem Sterling. Ishte penalltia e tretë e fituar nga Sterling këtë edicion dhe e 26-ta në historinë e Premier Leagues.
Broja në ndeshjen e xhiros së 21-të luajti deri në minutën e 66-të.
Chelsea me këtë fitore tani ka 31 pikë, kurse Fulhami mbetet me 24 pikë.
Artikuj të ngjashëm