Chelsea e ka fituar 2:0 ndeshjen e zhvilluar të shtunën në udhëtim te Burnley në Premier Leaguen angleze.
Ndeshjen e xhiros së 12-të e vendosën golat nga Pedro Neto në minutën e 37-të, dhe Enzo Fernandez, dy minuta para fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe skuadra e Burnleyt nga minuta e 72-të luajti sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja.
Broja pësoi lëndim më 16 nëntor ndaj Anglisë në humbjen 2:0 në “Air Albania”.
Dukej rëndim i lëndë për sulmuesin shtatlartë pasi u largua nga fusha me barelë. Por, ai luajti të shtunën.
Për Chelsean ishte fitorja e tretë rresht në elitën angleze.
Me fitore, Chelsea ngrihet në pozitën e dytë me 23 pikë, tri më pak se lideri Arsenali.
Burnley i 17-ti ka dhjetë pikë.