Futboll

Broja asiston, por Burnley mposhtet në shtëpi

Armando Broja

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, ka asistuar në golin e vetëm të Burnleyt që pësoi disfatë në shtëpi nga Newcastle me rezultat 3:1. 

Broja shërbeu me kokë në minutën e 23-të Josh Laurent, i cili realizoi gol të bukur për rezultatin 2:1. Ndeshja e xhiros së 19-të të Premier Leagues së Anglisë përfundoi 3:1 në të mirë të Newcastlet.
Broja kompletoi ndeshjen, ndërsa ishte prej lojtarëve me notën më të lartë.

Për Brojën është asistimi i parë këtë edicion në elitën angleze të futbollit. Ai ka edhe një gol.
Golat për Newcastlen i shënuan Joelinton në minutën e 2-të, Yoane Wissa në minutën e shtatë dhe Bruno Guimareas në minutën e 93-të.

Burnley është i parafundit me 12 pikë, kurse Newcsatle ngritët në pozitën e 10-të me 26 pikë.


Asiston Armando Broja

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, ka asistuar në golin e vetëm të Burnleyt që po humb nga Newcastle me rezultat 2:1. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së 19-të të Premier Leagues së Anglisë.

Broja asistoi në minutën e 23-të për Josh Laurent.