Burnley i sulmuesit të Shqipërisë, Armando Broja, ka marrë pikë ndaj Manchester Unitedit.
Burnley dhe Unitedi të mërkurën mbrëma barazuan 2:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Burnleyn është pika e 13-të e fituar, por mbetet në pozitë të vështirë në garën për mbijetesë. Është i parafundit në tabelë.
Unitedi ndërkohë i gjashti ka 32 pikë.
Ishte edhe ndeshja e parë për Darren Fletcherin në krye të skuadrës, pas shkarkimit të Ruben Amorimit.
Ayden Heaven shënoi autogol për epërsinë 1:0 të Burnleyt. Ndërkohë, Benjamin Sheshko në minutat 50 dhe 60, i shënoi dy gola për epërsinë 2:1 të Unitedit.
Goli i Jaidon Anthonyt në minutën e 66-të, e vendosi sfidën dramatike.
Broja luajti deri në minutën e 66-të, në ndeshjen që i takoi xhiros së 21-të të elitës angleze.