Pas fitores ndaj West Ham Unitedit javën e kaluar me rezultat të thellë 5:1, Chelsea e ka vazhduar serinë e mirë të rezultateve në elitën angleze të futbollit.
Chelsea të shtunën pasdite fitoi 2:0 ndaj Fulhamit në shtëpi. Kjo ndeshje i takoi xhiros së tretë të Premier Leagues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrejt në fund të pjesës së parë, Joao Pedro, e shënoi golin e parë.
Enzo Fernandez ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 56-të për 2:0.
Mysafirëve në minutën e 21-të iu anulua goli i mesfushorit Joshua King për shkak të një faulli.
Për Fulhamin ishte disfata e parë pas dy barazimeve radhazi.
Chelsea pas tri ndeshjeve të zhvilluara ka shtatë pikë. Fulhami ka dy pikë.