Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Broja me Southamptonin mposhten në shtëpi

Armando Broja me Southamptonin ka pësuar disfatë në elitën e futbollit të Anglisë.

Southamptoni të enjten humbi në vendin e vet nga Newcastle me rezultatin 21, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 21-të.

Broja ishte titullar dhe pati mundësi shënimi, por nuk ia arriti një gjëje të tillë. Luajti deri në minutën e 73-të.

Stuart Armstrong shënoi i pari për vendësit në minutën e 25-të. Por, ishte futbollisti i Zelandës së Re, sulmuesi Chris Wood, ai i cili i barazoi shifrat në 1:1.

Newcastle e siguroi fitoren në minutën e 52-të nëpërmjet mesfushorit brazilian, Bruno Guimaraes.

Pas 28 ndeshjeve të luajtura, Southamptoni pozicionohet në vendin e 10-të me 35 pikë.

Edhe Broja asiston, por Burnley mposhtet në shtëpi Futboll Broja asiston, por Burnley mposhtet në shtëpi

Newcastle është i 14-ti me 31 pikë.

Në ndeshjen tjetër të mbetur të xhiros së 19-të, Wolverhamptoni fitoi thellë ndaj Watfordit 4:0.