Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mposhtet Southamptoni, lëndohet Broja

Southamptoni është mposhtur në shtëpi të dielën nga Watfordi me rezultatin 2:1.

Në këtë ndeshje në minutën e 46-të te Southamptoni u inkuadrua Armando Broja, i cili u lënduan në minutat shtesë të ndeshjes duke u detyruar të zëvendësohet.

Watfordi realizoi dy golat në pjesën e parë me Cuchon. Kolumbiani shënoi në minutën e 14-të për 1:0 dhe të 34-t për 2:0.

Golin e vetëm për Southamptonin e realizoi Mohamed Elyounoussi në minutën e 45-të.

Southamptoni renditet në pozitën e 10-të me 35 pikë. Watfordi është në vendin e 18-të me 22 pikë.

Artikuj të ngjashëm