Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Broja shënon tjetër supergol

Armando Broja ka vazhduar me formë të shkëlqyeshme. Ai të mërkurën mbrëma ka dhënë kontribut të madh në fitoren 3:1 të Southamptonit ndaj West Hamit në një të tetën e finales të Kupës FA.

Broja siguroi penalltinë përmes të cilës Southamptoni kaloi në epërsi 2:1 në minutën e 69-të.

Ndërsa në minutën e 95-të shënoi gol të bukur për rezultatin final, 3:1. Southamptoni kalon në çerekfinale të Kupës FA.

Broja ishte lënë të pushojë në pjesën e parë, ndërsa është aktivizuar në fillim të pjesës së dytë. Dhe sërish ka bërë dallimin. Për të është goli i nëntë këtë edicion. Ka gjashtë gola e një asistim në Premier League. Në Kupën FA ishte goli i parë, ndërsa dy gola i ka edhe në EFL Cup.

20-vjeçari i Shqipërisë tashmë po kërkohet nga shumë skuadra. Southamptoni është shumë i interesuar ta transferoi nga Chelsea, që ka në pronësi kartonin e sulmuesit të jashtëzakonshëm.

Artikuj të ngjashëm