Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Broja në mesin e tre më të dalluarve të rinj në Angli

Armando Broja

Armando Broja vazhdon të shkëlqejë te Southamptoni.

Të mërkurën mbrëma Broja shënoi një gol dhe fitojë një penallti në fitoren e Southamptonit kundër West Hamit 3:1.

20-vjeçari ishte protagonisti kryesor pasi hyri në lojë në pjesën e dytë dhe ai doli ta ndihmoi skuadrën e tij për të kaluar në çerekfinale të Kupës FA.

Sulmuesi shqiptar është në mesin e tre lojtarëve nën moshën 21-vjeçare që kanë qenë të përfshirë në dhjetë e më shumë gola në këtë sezon në të gjitha garat.

Sezon fantastik kanë edhe Bukayo Saka i Arsenalit me tetë gola e katër asistime dhe Michael Olise i Crystal Palacit që ka katër gola e tetë asistime.

Broja ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë edhe një asistim në 27 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat.

Edhe Broja shënon tjetër supergol Sport Broja shënon tjetër supergol

Ai është i huazuar te Southamptoni nga Chelsea deri në fund të sezonit.

Për sulmuesin e Shqipërisë janë të interesuara disa klube të mëdha angleze.