Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, është duke u kërkuar nga skuadra të mëdha evropiane.
Në drejtim të skuadrës së Chelseat, që e ka kartonin e shtatlartit të talentuar të sulmit, kanë ardhur oferta nga Milani, Interi dhe Napoli, ndërsa në Angli, shërbimet e tij i dëshirojnë Newcastle, West Ham Unitedi dhe Southamptoni.
Broja aktualisht është pjesë e Southamptonit ku po luan si i huazuar nga “blutë e Londrës”, dhe ka shkëlqyer me paraqitje.
20-vjeçari në 38 ndeshje në të gjitha garat në këtë sezon ka realizuar nëntë gola dhe ka asistuar në një tjetër.