Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, është në listën e ngushtë të sulmuesve që po i kërkon Jose Mourinho t’i transferoj te Roma.
Siç njofton “Sky”, klubi italian është në kërkim të një sulmuesi pas ngërçit në negociata me Atalantan për Zapatn.
Për Brojën po ashtu interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër italiane, Milani.
Ditë më parë është raportuar se Chelsea nuk dëshiron ta lirojë sulmuesin shtatlartë të Shqipërisë.
21-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028. Në Premier League, Broja ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar dy herë në 45 ndeshje.