Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kërkon huazimin e Brojës

Tek Interi janë të vendosur për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Shqipërisë, Armando Broja.

“Sky Sports” ka raportuar të martën se Interi është në kontakte me Chelsean në lidhje me transferimin e Brojës.

Në fakt Interi po insiston ta ketë Brojën në radhët e veta prej janarit të vitit të ardhshëm dhe tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Chelseat.

Bëhet e ditur se Interi ka kërkuar huazimin e Brojës me opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit. Broja sapo është rikthyer nga lëndimi i gjatë dhe ka 1 gol të shënuar në tri paraqitje në Premier League. 22-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028.