Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Broja pritet të shitet në verë

Chelsea synon shitjen e sulmuesit shqiptar, Armando Broja, dhe mesfushorit Faustino Anjorin, në afatin kalimtar të verës, ka shkruar të mërkurën “Evening Standard”.

“Blutë e Londrës” kanë nevojë për përfitime financiare pasi pronari Roman Abramovich, nuk pritet të kthehet më në krye të klubit.

Broja aktualisht është i huazuar te Southamptoni, skuadër që i do përfundimisht shërbimet e reprezentuesit të Shqipërisë.

20-vjeçari Broja sivjet ka luajtur në 26 ndeshje në të gjitha garat. Ka kontribuuar në sukseset e Southamptonit me tetë gola e një asistim.

Artikuj të ngjashëm