Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Broja vazhdon me ndeshje të mëdha, siguron penallti në fitoren e Southamptonit

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja vazhdon me paraqitje të mëdha në Premier League. Reprezentuesi i Shqipërisë të dielën startoi te Southamptoni që arriti fitore të rëndësishme, 3:2, në udhëtim te West Ham Unitedi.

Broja luajti deri në minutën e 81-të. Madje siguroi penalltinë përmes së cilës Southamptoni kaloi në epërsi 2:1. Pas një ore lojë, Broja shpërtheu nga mesi i fushës, ndonëse po pengohej nga një lojtar rival. Shkoi deri në zonë dhe u ndal në mënyrë të palejuar. Arbitri tregoj në pikën e bardhë pasi rishikoi situatën nëpërmjet VAR-it.

Broja 20-vjeçar, ka shënuar katër gola në 14 paraqitje në Premier League këtë edicion.

Southamptoni pas 18 ndeshjeve mban pozitën e 14-të me 20 pikë. West Hami është i gjashti me 28 pikë.