Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Broja titullar në fitoren e Southamptonit

Southamptoni ka shënuar fitore të rëndësishme përballë Evertonit në shtëpi me rezultatin 2:0.

Te Southamptoni 83 minuta luajti sulmuesi shqiptar, Armando Broja.

Southamptonin kali në epërsi prej 1:0 me golin e shënuar nga Stuart Armstrong në minutën e 52-të.

Golin e dytë dhe të fitores e realizoi Shane Long në minutën e 84-të për 2:0.

Southamptoni pas kësaj fitoreje renditet në pozitën e 10-të me 32 pikë, derisa Evertoni në vendin e 16-të me 22 sosh.

Artikuj të ngjashëm