Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Broja kthehet nga lëndimi, Evertoni ndalet në barazimin

broja

Sulmuesi shqiptar Armando Broja është kthyer nga lëndimi pas një kohe të gjatë. Ai ishte zëvendësues në barazimin e Evertonit.

Evertoni të shtunën barazoi në shtëpi 1:1 me West Ham Unitedin.

Kjo ndeshje i takoi javës së 29-të të Premier Leagues.

Broja në lojë u inkuadrua nga minuta e 79-të.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi mesfushori Tomas Soucek në minutën e 67-të.

Evertoni e shmangi disfatën krejt në fund të ndeshjes.

Jake O'Brien realizoi për 1:1 në minutën e 91-të.

Edhe Burnley i Brojës merr pikë ndaj Man. Unitedit Futboll Burnley i Brojës merr pikë ndaj Man. Unitedit

Broja i ka munguar Evertonit nga fillimi i muajit janar për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës së djathtë.

Për reprezentuesin e Shqipërisë, Broja, kjo ishte ndeshja e tetë e zhvilluar këtë edicion në të gjitha garat.

Të dyja skuadrat kanë nga 34 pikë dhe renditen në pjesën e poshtme të tabelës.