Raportohet se Brescia e ka pranuar ofertën e Interit për mesfushorin Sandro Tonali.
Interi pritet ta transferojë Tonalin në formë huazimi me obligim të blerjes prej 30 milionë euro, plus bonuset, transmeton KOHA.
Gazetari i SportItalia, Alfredo Pedulla raporton se presidenti i Brescias, Massimo Cellino, e ka pranuar marrëveshjen për huazimin e Tonalit me obligim të blerjes, si dhe ka kërkuar 5 milionë euro të tjera bonuse.
Raportohet se Tonali gjithashtu e do transferimin tek Interi, përderisa gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio raporton se edhe Milani është i gatshëm të bëjë të njëjtën ofertë.
Porse, Rossonerët nuk e kanë përfshi obligimin për ta blerë atë.