Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle me ofertë për Tonalin

Pasi dështoi në tentimin për ta transferuar Nicolo Barellan, Newcastle Unitedi ka kthyer sytë kah një mesfushor tjetër italian. Bëhet fjalë për Sandro Tonalin e skuadrës së Milanit, për të cilin tashmë ka bërë edhe ofertë zyrtare.

“The Athletic” shkruan të mërkurën se Newcastle i ka ofruar Milanit 50 milionë euro për transferimin e Tonalit këtë verë. 23-vjeçari po shihet si përforcim i duhur te Newcastle për mesfushën dhe ekipi anglez po shpreson t’i sigurojë shërbimet e tij.

Tonali ka kontratë me skuadrën italiane deri në vitin 2027, ndërsa te Milani u transferua në vitin 2020 nga Brescia. Edicionin e fundit, Tonali ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 10 asistime në të gjitha garat.