Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona synon transferimin e Tonalit

Sandro Tonali

Barcelona është duke e monitoruar mesfushorin e Italisë dhe Neëcastlet, kanë bërë të ditur përfaqësues të futbollistit 24-vjeçar.

Tonali ka qenë i pazëvendësueshëm nën drejtimin e trajnerit Eddie Howe në edicionin aktual.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka qenë titullar në 14 prej 16 ndeshjeve të fundit në Prmeier League, ndërsa ka luajtur në secilën prej ndeshjeve ku Neëcastle triumfoi në “Carabao Cup”.

Tonali përveç Barcelonës e disa klubeve të tjera të njohura, është kërkuar edhe nga Milani dhe Juventusi.

Kështu ka njoftuar “Calciomercato” të enjten.

Neëcastle në vitin 2023 e transferoi Tonalin për 60 milionë euro nga Milani.

Ai ka zhvilluar 35 ndeshje në edicionin aktual, ndërsa ka kontribuuar me tri gola e dy asistime.