Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tonali bëhet italiani më i shtrenjtë

Sandro Tonali

Mesfushori i Italisë, Sandro Tonali, i është bashkuar skuadrës së Tottenham Hotspurit.

Tottenhami të hënën e zyrtarizoi transferimin e Tonalit nga Newcastle Unitedi.

Tottenhami ka paguar 100 milionë funte për kartonin e reprezentuesit të Italisë.

Tonali është bërë lojtari italian më i shtrenjtë në histori.

Mesfushori me tipare defensive me Tottehamin ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2032.

Edhe Newcastle vendos çmimin për Tonalin Futboll Newcastle vendos çmimin për Tonalin

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kur mbërrita sot në klub, ndjesia ishte fantastike. Fola me trajnerin për gati dy orë rreth klubit, tifozëve, stadiumit dhe mënyrës së lojës. Ishte si magji, sepse e kuptova menjëherë se duhej të nënshkruaja për Tottenhamin. Kam luajtur disa herë kundër Tottenhamit dhe gjithmonë kam përjetuar një atmosferë të jashtëzakonshme, të krijuar nga tifozë fantastikë. Mezi pres të nis sezonin”, ka thënë Tonali.

26-vjeçari me Newcastlen zhvilloi 110 ndeshje, derisa kontribuoi me dhjetë gola dhe dhjetë asistime.