Sando Tonali mund t’i bashkohet Milanit.
Sipas mediave në Itali krerët e klubit kuqezi kanë arritur ta bindin mesfushorin italian t’i bashkohet Milanit gjatë kësaj vere.
Mesfushori i Brescias është duke u kërkuar me ngulm edhe nga Interi.
Raportohet se Tonali ka arritur marrëveshje personale me klubin dhe tashmë pritet të arrihet marrëveshja mes Milanit dhe Brescias.
Tonali në sezonin e fundit ka shënuar një gol dhe ka bërë shtatë asistime.