Mesfushori Sandro Tonali ka gjasa që karrierën ta vazhdojë në Premier League.
“Tuttosport” të mërkurën ka bërë të ditur se interesim për shërbimet e tij ka shfaqur skuadra e Arsenalit.
Mësohet se është trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, që po insiston në transferimin e Tonalit, i cili ka kontratë me Milanin deri në vitin 2026.
Tek Arsenali janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për ta bindur ekipin italian në lirimin e Tonalit. 22-vjeçari është pjesë e Milanit prej vitit 2020, ndërsa sezonin e shkuar e fitoi titullin e kampionit në Serie A.